“Hymni i Flamurit” vjen në mënyrë rrëqethëse nga Mirush Kabashi dhe fëmijët e kryeqytetit në ditën e Pavarësisë (VIDEO)

28 Nëntor, 2022 - 2:10 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka uruar shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë me një mesazh tejet të veçantë.

Margariti ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe shkollat e Tiranës.

Kartolinës së bukur të urimit i është bashkuar edhe “Nderi i Kombit” dhe “Artisti i merituar”, Mirush Kabashi.

Me një interpretim të mrekullueshëm së bashku me nxënësit e shkollave të kryeqytetit, aktori i mirënjohur që numëron mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë në kinematografi, ka recituar poezinë “Hymni i Flamurit” të Fan Nolit.

Ministrja Margariti ka falënderuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministren Bora Muzhaqi dhe gjitha shkollat e Tiranës, që u bashkuan në këtë përshëndetje për të gjithë shqiptarët. / KultPlus.com

Të ngjajshme