Hiqet guri përkujtimor i Pashkë Markut, reagojnë familjarët: As një gurë i hequr nuk mund ta zbehë sakrificën e saj

21 Korrik, 2023 - 2:18 pm

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, është larguar me bager nga pronari i tokës, Hasan Zenun Bala, shkruan KultPlus.

Për këtë rast ka reaguar edhe një familjar i Pashkë Markut, Flamur Marku i cili është shprehur se Asnjë shkëmb nuk do mund ta përshkruante dhimbjen e Nanës Pashkë për bijet e vrarë nga forcat armike serbe.

“Asnjë shkëmb nuk do mund ta përshkruante dhimbjen e Nanës Pashkë për bijet e vrarë nga forcat armike serbe dhe as një gur i hequr nuk mund ta zbehë kurrë sakrificën dhe mesazhin e saj per Boten me aktin e Vetëflijimit”, shkruan Marku.

Për rastin në fjalë i pari që ka reaguar është shkrimtari Ag Apolloni, i cili historinë e Pashë Markut e ka shëndrruar edh enë libër.

“Nëna Pashkë është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit. Lus Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës (Gjakovë)”, ka shkruar ndër të tjera Apolloni.

Ndërsa, Komuna e Gjakovës ende nuk ka dale me ndonjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë. / KultPlus.com

Të ngjajshme