Pas reagimit të Buxhovit, Haradinaj largon tabelën me mbishkrimin “Republika e Serbisë” brenda territorit të Kosovës

24 Shtator, 2019 - 12:15 pm

Brenda territorit të Kosovës ekzistonte një tabelë me mbishkrimin “Republika e Serbisë- Kosova dhe Metohija”, për të cilën reagoi historiani i njohur Jusuf Buxhovi. Përmes një statusi në Facebook ai u shpreh: Realiteti i ynë sot: Agresioni i Serbisë në Kosovë si edhe krekosja e politikanëve tanë për Kosovën 100% shtet.

Por, reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ana e Ramush Haradinajt i cili e ha kequr këtë tabelë. “Për këtë gjë Haradinaj ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale teksa ka shpërndarë edhe fotografitë si dëshmi.

“Të dashur qytetarë,

Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës. RH”. / KultPlus.com

Të ngjajshme