займ на карту онлайн потребительский кредит

Historia e një gruaje, llogaritjet e së cilës ishin më të sakta se kalkulatori

4 Shtator, 2020 - 5:28 pm

Këtu bëhet fjalë për një grua nga India, e cila njihet si ‘njeriu kompjuter’ në tërë botën.

Gruaja quhet Shakuntala Devi. Por, pse ajo njihet si ‘njeriu kompjuter’?

Ajo ka lindur në vitin 1929, në Bengaluru, Indi. Babai i saj ka punuar në cirk, ai ishte aq i varfër sa nuk kishte mundësi të paguante shkollimin e të bijës. Pavarësisht të gjitha barrierave, ajo arriti gjëra të cilët disa mund vetëm t’i ëndërrojnë.

Në moshën tre vjeçare, Shakuntala mund të mësonte përmendsh sekuencat e kartave në një lojë me letra dhe të llogariste lëvizjen e radhës. Babai i saj u impresionua nga memoria e saj dhe aftësitë e saj llogaritëse. Ai e dërgonte atë në lagje që të tregonte aftësitë e saj, i jepte probleme të vështira matematikore të cilat ajo i zgjidhte brenda disa sekondash.

Më e çuditshmja ishte se ajo nuk kishte mësuar asnjë formulë për zgjidhjen e detyrave atëherë. Në moshën gjashtë vjeçare, babai i saj e dërgoi atë në disa universitete të afërta që të tregonte aftësitë e saj. Ajo përfundoi studimet në Universitetin Mysore, transmeton KultPlus.

Në vitin 1944, u shpërngul në Londër me të atin. Babi i tregoi për aftësitë e saj institucioneve të ndryshme në Angli dhe mediat e vendit e bënë atë të famshme! Në vitin 1950, prezantuesi i BCC Leslie Mitchell i dha asaj një problem të ndërlikuar matematikor, Shakuntala e zgjidhi atë brenda disa sekondash.Në vitin 1944, u shpërngul në Londër me të atin. Babi i tregoi për aftësitë e saj institucioneve të ndryshme në Angli dhe mediat e vendit e bënë atë të famshme! Në vitin 1950, prezantuesi i BCC Leslie Mitchell i dha asaj një problem të ndërlikuar matematikor, Shakuntala e zgjidhi atë brenda disa sekondash.

Por, përgjigjet nuk përputheshin. Kur autoritetet rishikuan detyrën, doli se ajo kishte të drejt dhe zgjidhja origjinale ishte e gabuar. Lajmi u shpërnda në të gjithë botën. Që atëherë njerëzit filluan ta quanin atë njeriu kompjuter’.

Në 1977, Universiteti Metodist i Jugut në Dallas prezantoi Shakuntala me një numër 201-shifror, asaj iu kërkua të llogariste rrënjën e 23-të të numrit dhe Shakuntala e zgjidhi atë brenda 50 sekondash! Byroja e Standardeve e SH.B.A.-së organizoi një program të veçantë për të llogaritur përgjigjen, përgjigja e saj ishte e saktë.

Në vitin 1980, asaj iu kërkua të shumëzonte numrin 7,686,369,744,870 me  2,465,099,745,799. Brenda 28 sekondash, ajo dha përgjigjen e saktë. Përgjigja e saktë ishte 18,947,668,177,995,426,462,773,730.

Ky moment së bashku me emrin e saj është i vendosur në librin e rekordeve Guinness. Shakuntala ishte shkrimtare gjithashtu, ajo kishte shkruar disa libra mbi astrologjinë, shkencën, numrat dhe enigmat.

Në vitin 2013, Shkauntala vdiq në një spital në Bengaluru. “Numrat kanë jetë, nuk janë thjesht simbole në letër”. – Shakuntala Devi. / KultPlus.com

Të ngjajshme