Historia pas fotos së foshnjes që i hoqi maskën mjekut

18 Tetor, 2020 - 8:07 pm

Një foshnje që tenton t’i heqë maskën mjekut që ka asistuar në lindjen e tij po cilësohet në media si imazhi i vitit 2020.

Fotoja është postuar nga vetë mjeku gjinekolog nga Dubai Samer Cheaib me shënimin: “Të gjithë duam një shenjë se shpejt do t’i heqim maskat”.

Doktori që shpesh në profilet e tij në rrjetet sociale flet për punën e tij, duke dhënë mesazhe pozitiviteti e shprese në periudhën e pandemisë, ka ndarë këtë imazh që mori përhapje të shpejtë në rrjetet sociale. Duke folur për ‘GulfNews’ ai është shprehur:”Ky fëmijë ishte i dyti nga një çift binjakësh që lindën pak javë më parë. Babai, I lumtur, po më fotografonte ndërsa e mbaja në krahë fëmijët. I dyti, tentoi të më heqë maskën dhe babai menjëherë e kapi në foto këtë moment.

Kishte pozitivitet në foto dhe mendoj se i bën njerëzit që e shohin që të buzëqeshin. Pozitiviteti dhe buzëqeshja ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër kësaj pandemie”./ KultPlus.com

Të ngjajshme