Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

20 Shtator, 2023 - 11:30 am

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre.

Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut.

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.

Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit. /REL/ KultPlus.com

Të ngjajshme