Ish-polices australiane i plotësohet dëshira e fundit

10 Mars, 2021 - 1:40 pm

Një ish-police e moshuar, e cila ishte në shtratin e vdekjes, e ka përjetuar kënaqësinë e plotësimit të dëshirës së fundit. Këtë ia mundësoi policia lokale në Uellsin e Ri Jugor të Australisë. Dëshira e saj ishte që të shihte dhe të prekte një kalë për herë të fundit.

Zonjës Rita Meredith, 75 vjeçe, iu plotësua dëshira për të kaluar ca kohë me kuajt e policisë kalorësiake, të quajtur Hollywood dhe Don, të cilët iu sollën pranë shtratit mjekësor nga Sydney.

Kjo grua besohet se ka qenë policja e parë në njësinë e policisë kalorësiake, kur ishte në të njëzetat, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Ajo tha se kuajt ishin shumë të bukur dhe nuk mund të besonte se policia mori mundin që të udhëtonte pesë orë vetëm për ta parë atë”, tha i biri i ish-polices, Roberti.

“Kishte shumë lot dhe kujtime të bukura. Policët Graham dhe Nicole ishin të shoqëruar nga shumë të bukurit Hollywood dhe Don dhe ata sigurisht që ia zbukuruan ditën Ritas”, shkroi thjeshtra e gruas së moshuar.

Ajo gjithashtu publikoi një fotografi pa ngjyra të njerkës, ku shihet e hipur në kalë në takim me Mbretëreshën Elizabetë më 1967. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme