“Jam arbëresh, por arbëresh u ndjeva kur mësova gjuhën e të parëve”

17 Prill, 2023 - 4:00 pm

Mund të jesh arbëresh, por nuk mund të ndihesh arbëresh, nëse nuk di gjuhën.

“Unë quhem Emanuele Rosanova. Jam djali i Salvatore dhe Ersilia Baffa, dhe kam një vëlla më të madh Françeskon. Jam jurist dhe punoj në një studio ligjore në Sibari që merret me tatimet.

Prindërit e mi janë me origjinë nga San Cosmo Albanese, në arbëresh, na i thomi Strigar, qyteti që lindi poeti Giuseppe Serembe, Terenzio Tocci dhe arkimandriti Teodoro Minisci.

Në shtator, rreth 20 vjet më parë, në 2003, familja ime u zhvendos nga Casamassima në Castrovillari, për arsye pune, të transferimit për motive pune që im atë është një financier.

Në qytezën tonë ndiqet riti bizantin, dhe Papa Pietro Minisci, famullitar i San Cosmo Albanese na komunikoi që jo shumë larg prej aty, në rrëzë Pollinos, ishte Kisha e ritit bizantin, pjesë e Eparkisë së Ungro-s, në atë vite drejtohej nga papas Antonio Bellusci.

Kështu ndodhi që sapo mbërritëm në Castrovillari, me familjen time frekuentonim kishën të dielën e parë dhe të tretë të çdo muaji në liturgjinë hyjnore të kremtuar nga Zoti Antonio Bellusci në kapela e Shenjtorëve Medici në pronësi të familjes Vigna.

Mbaj mend që isha një djalë altari (chirichetto) për Zoti Bellusci, dhe ndonjëherë lexoja letrën. Një vit më pas, peshkopi i atëhershëm Lupinacci erdhi për të bërë një vizitë baritore në arbëreshët Castrovillari.

Papas Bellusci nuk kryente më shërbime në këtë kapelë sepse bë famullitar i Frascineto, kështu që famullia e Castrovillari u bë vakant për një periudhë. Në vitet në vijim vazhdova të frekuentoja famullitë latine fqinje. Nuk isha i kënaqur sepse nuk ishte riti im dhe nuk dëgjoja më arbërisht. Në asnjë vend nuk kisha mundësi që të mësoja arbërisht. Nuk kishte as shkolla as edhe kurse.

Me kalimin e viteve edhe ato pak fjalë që dëgjoja në arbërisht, në kishën bizantine, më humbën nga kujtesa. Një ditë prej ditësh prindërit e mi morën vesh për praninë e At Marius Barbat, një prift kushtuar kujdesit baritor të arbëreshëve në Castrovillari. Nga ai moment fillon periudha e zbulimit të bukurive të liturgjisë orientale të Eparkisë së Lungros në gjuhën arbëreshe. Të dielën shkonim në Castrovillari në kapelën e shenjtorëve të mjekëve Cosma dhe Damiano në pronësi të Familja Vigna.

Lidhja me Zoti Belluscin nuk ishte zhdukur për shkak të transferimit të tij te Frascineto.

Një ditë po lexoja artikujt që ka botuar në revistën dygjuhëshe “Lajme\ Notizia” dhe mësova për famën e bibliotekës së tij, kësaj Qendre që ishte në brendësi të saj. Vendosa të kontaktoja me të. Në janar 2020 telefonova e për të kërkuar të vizitoja bibliotekën.

Më bëri përshtypje se si menjëherë Zoti Bellusci u kujtua dhe më pyeti “Ti je Rosanova ai Kriatur ce vinj n Kishe n’horet” dhe më la një takim”. U kënaqa se si më priti.

Të nesërmen shkova me mikun tim Pietro Bruno nga Frascineto për të vizituar Bibliotekën Bellusci. Ishte një zbulim i mrekullueshëm. Në këtë qendër ishte gjuha, letërsia, kultura, riti arbëresh. Atje flitej arbërisht. Në fund të vizitës, Zoti Bellusci më kërkoi të lija një dëshmi për vizitën time në këtë bibliotekë në regjistrin e nderit.

I thash që nuk di arbërisht, vetëm pak. Nuk di as të shkruaj arbërisht.

Pastaj më pyeti: “Ti, ke dëshirë të mësosh arbërisht?- Shumë. Dua të flasë gjuhën e gjyshërve të mi. Ndjej që në gjak kam deje të gjakut të shprishur- mezi ia dola ti thosha këto fjalë, gjysma-gjysma.

Kisha gjetur personin e duhur. U gëzova pa masë. Ndjeja brenda shpirtit sikur po ringjallja breza që nuk ishin më. Që kishin lënë atdheun e tyre por që kishin bërë shumë sakrifica edhe në këtë troje. Gjyshërit kishin lindur për të trashëguar dhe jo për të zhdukur këtë etni.

I kënaqur me kërkesën, Zoti u vu menjëherë në dispozicion për të më pritur çdo të shtunë pasdite.

Mësimet filluan vetëm në maj 2020, në përputhje me legjislacionin për shkak të çështjes covid: maskë, distancim dhe tampon dhe shkonim tek qendra pranë bibliotekës. Aty u njoha me shumë autor. Njoha botën bizantine si edhe kulturën e origjinës së gjyshërve të mi. Njoha botën arbëreshe në Molize, në Puglia, Bazilicata, në Campagna, në Sicili. Shfletoja ato libra ardhur nga Shqipëria, Kosova, por edhe shumë e shumë arbëresh, të cilët bëjnë sakrifica për të mbajtur gjallë gjuhën. Lexoj shpesh gazetën “ Lajme\Notizia. Këtu në këtë Qendër të A. Bellusci studiova me intensitet. Merita e madhe i takon edhe atij At Belluscit dhe motrës Katerina, eksperte endëse arbëreshe, e cila më hapi dyert e shtëpisë me shumë gëzim, e cila më ka mirëpritur dhe më kanë qetësuar. Ata nuk janë të rinj. Janë 84 dhe 88. Janë shembulli më i mirë i botës arbëreshe.

Ende e mbaj mend gjenialitetin e mësimit të Zotit – Ai më tha që ditën e parë fillo e shkruaj si e dëgjon pa u preokupuar për gramatikën. Ajo vjen më vonë. Kështu bëra.

Atë ditë ai më dha edhe librin Alfabetizzazione me të cilën shumë arbëresh të tjerë kishin mësuar gjuhën në atë Qëndër, ku ndodhej Biblioteka A.Bellusci.

Mësimet i thelloja kur kthehesha në shtëpi. Sot njohuritë e mia për gjuhën janë të tilla që mund të bëj një bisedë, të lexoj dhe përkthejnë tekste dhe shkruajnë në gjuhën arbëreshe. Gjatë vitit të kaluar, kam pasur kënaqësinë të flas me gjyshen time të ndjerë së fundmi në këtë gjuhë të paraardhësve tanë. Sa të qeshura në fillim sepse shqiptimi im i dukej si një i huaj, por shikoja në sytë e saj lot gëzimi dhe ndihej e lumtur që unë kisha mësuar arbërisht.

Edhe sot në shtëpi mund të bëj një bisedë kur të dua.

Së fundi, më pëlqen të dalloj habinë në fytyrat e njerëzve të vendeve arbëreshe kur më shohin që bisedojmë me ta në gjuhën e të parëve tanë. Rrallë ndodh kjo me brezin e ri. Ata thonë se jam arbëresh, ndërsa unë i përgjigjem: Unë nuk jam vetëm arbëresh, unë ndihem arbëresh sepse di gjuhën. Jam shumë krenar për këtë.

Më bëhet zëmra mal kur na vijnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora. Kur filloj e flas me ta. Zemra më ngazëllen. Dua të falënderoj Zotin Antonio Bellusci për të gjitha këto.”

Kurse ne, falënderojmë këtë djalosh shumë të ri me shpirt arbëreshi.

Një fjalë thotë: Me një dallëndyshe nuk vjen pranvera, por thuhet se nëse edhe një i vetëm flet një gjuhë ajo nuk konsiderohet e vdekur. Lindin shpresat. Në fakt sot Manuele është anëtarë i Qendrës sonë Albanologjike ku ndihmon arbëresh të tjetër për tu ringjallur.

Në foto Emanuel Rosanova me Diasporën në Zvicër

Intervistoi: Ornela Radovicka, Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci \ Frasnitë\ Cosenza/ Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Të ngjajshme