Ka vdekur dirigjenti i njohur James Levine

17 Mars, 2021 - 4:10 pm

James Levine i njohur për punën e tij të madhe si dirigjent  i orkestrave më të mëdha të botës, duke e përfshirë atë të Munihut dhe të Bostonit, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, raportojnë mediet e huaja përcjellë KultPlus.

James Levine, ishte mjeshtër, udhëzues i Operës Metropolitane për më shumë se 40 vjet dhe një nga dirigjentët më me ndikim dhe më të admiruar në botë, por karriera e tij përfundoi në një skandal mbi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.

Akuzat për abuzim seksual dhe ngacmim i dhanë fund karrierës së tij.

Ai vdiq në Palm Springs, Calif, në moshën 77 vjeç dhe vdekja e tij u konfirmua të mërkurën në mëngjes nga mjeku i tij Dr. Len Horovitz. Shkaku nuk është bërë i ditur menjëherë.

Pas hetimit të keqpërdorimeve seksuale nga Levine, me burra të rinj nëpër dekada të ndryshme, ai fillimisht u pezullua dhe më pas u pushua nga puna në 2018.

Para se të dilte skandali, ai ishte një mjeshtër i madh, për shtatë vjet duke filluar nga viti 2004, ai ishte drejtori muzikor i Orkestrës Simfonike të Bostonit, duke fituar vlerësime të larta gjatë sezoneve të tij fillestare për ringjalljen e këtij ansambli me famë, duke përkrahur muzikën bashkëkohore dhe duke porositur vepra të mëdha nga kompozitorë të gjallë./ KultPlus.com

Të ngjajshme