Kamarda së bashku me De Radën iniciatorët e lëvizjes kulturore italo-shqiptare

13 Prill, 2022 - 9:26 am

Më 13 Prill 1882, në Livorno të Italisë, vdiq jetë Dhimitër Kamarda (Demetrio Camarda) gjuhëtari arbëresh, atdhetari i madh dhe botuesi i folklorit shqiptar, me njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhëve indo-evropiane.

Kamarda, së bashku me Jeronim De Radën (Girolamo De Rada) ishin dy iniciatorët kryesorë të lëvizjes kulturore italo-shqiptare (arbëreshe) në Itali gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX.

Puna kryesore e Kamardës “Sprovë e Gramatikës Krahasuese të Gjuhës Shqipe” është puna e parë shkencore e studimit historik krahasues mbi temën.

Ai dha një kontribut të rëndësishëm me botimin e Alfabetit të përgjithshëm shqiptar në 1869. /KultPlus.com

Të ngjajshme