Kancelari Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti

10 Qershor, 2022 - 10:43 am

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka arritur në Kosovë, derisa është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan KultPlus.

Së bashku me Kurtin, edhe Ministrat e Qeverisë dolën për të marë pjesë në pritjen e kancelarit të Gjermanisë.

Kjo është vizita e parë e Olaf Scholz në Kosovë, si kancelar i Gjermanisë, mirëpo një takim mes Kurtit dhe Scholz kishte ndodhur edhe para një muajve.

Tema e dialogut pritet të jetë njëra ndër pikat kryesore që do të diskutohet mes tyre. /KultPlus.com

Të ngjajshme