Kolegji Universum lanson projektin për ndalimin e plagjiaturës dhe ngritjen e cilësisë në arsim

16 Tetor, 2019 - 1:45 pm

“Technology-Based Plagiarism Prevention” quhet projekti nga Platforma Akademia në bashkëpunim me Kolegji Universum që financohet nga Ambasada Amerikane dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e plagjiaturës në institucionet e arsimit të lartë. 

Ky projekt parasheh përdorimin e software-it innovativ për parandalimin e plagjiaturës dhe ndarjen e përvojave me institucionet private dhe publike të arsimit të lartë në Kosovë. Projekti do të lansohet nesër më 17 Tetor 2019, ora 13:00 në objektin e Kolegjit Universum Lipjan (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj).Folës në event do të jenë përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Platforma Akademia dhe Kolegji Universum. Eventi është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë info rreth projektit dhe lansimit të tij kontakto Kolegjin Universum në [email protected] apo 044 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme