Kolegji Universum organizon fundjavën e dytë të ndërmarrësisë në Kosovë

3 Dhjetor, 2019 - 3:03 pm


Kolegji Universum, me përkrahjen e International Visegrad Fund dhe në bashkëpunim me Universitetet Szent Istvan nga Hungaria, Janoš Selye nga Sllovakia dhe Universitetin Metropolitan të Pragës nga Cekia organizojnë Fundjavën e Dytë të Ndërmarrësisë, gjatë së cilës studentët kosovar mund të zhvillojnë idetë e tyre biznesore me ndihmën e ekspertëve të ndërmarrësisë si dhe të marrin informata për financimin e ideve të tyre.
Entrepreneurship Weekend, e cila mbahet nga 6-8 dhjetor 2019, në Kampusin e Universum në Ulpianë, ka për qëllim që të forcoj ekositemin ndërmarrës në Kosovë dhe të krijoj një sinergji në mes të investorëve për të inspiruar investimin e përbashkët në sektore të ndryshme, duke u bazuar në praktikat e mira të shteteve të Vishegradit.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e Entrepreneurship Weekend dhe të zhvilloni idetë tuaja për biznes, aplikoni përmes këtij linku, më së largu deri me 2 Dhjetor 2019 https://forms.gle/favcj1uYZ5Rgxisb9

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.    

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme