Kolegji Universum organizon konferencën e dytë ndërkombëtare në Kosovë me 7 Universitete partnere nga Evropa

23 Janar, 2020 - 3:03 pm

Për të dytin vit me radhë Kolegji Universum organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare – Përafrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në: Vlerësimet Ekonomike, Sociale, Politike, Ligjore dhe Teknologjike që do të mbahet nga 27-29 Prill 2020 në Prishtinë.

Këtë vit Kolegji Universum konferencën e organizon në bashkëpunim me 7 Universitete Partnere nga Evropa, siç janë Hochschule Ludwigshafen am Rhein, Instituto Politécnico de Tomar, Universiteti Nova, University de Valladolid, Instituto Politécnico de Beja, Vilniaus kolegija, Adana Alparslan Türkeş Bilim ve Teknologji iversniversitesi.

Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, shkencëtarë dhe studentë për të shkëmbyer përvojat e tyre, ide të reja dhe rezultate kërkimore për të gjitha aspektet e çështjeve sociale, ekonomike, ligjore dhe teknologjike.

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Komiteti Shkencor ka hap thirrjen për dorëzimin e punimeve shkencore, shiko temat për punime https://www.universum-ks.org/conferences/ 

Për më shumë informata rreth Konferencës dhe Universiteteve Partnere të Kolegjit Universum klikoni këtu apo kontaktoni [email protected].

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme