Komuna e Gjon Tears, Broc, do të organizojë një festë për “heroin” e saj

22 Maj, 2021 - 7:00 pm

Komuna Broc e Kantonit të Freiburgut do të organizojë një aheng këtë verë për heroin e saj, pjesëmarrësin në Eurovision, Gjon Tears që vjen nga ky lokalitet.

“Nuk do të ketë festë spontane dhe të menjëhershme të shtunën,” ka thënë kryebashkiaku i komunës Broc, Claude Cretton të premten për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

“Ne jemi duke pritur që masat mbrojtëse të koronës të zbuten në mënyrë që të mund të kemi sa më shumë njerëz me vete”, transmeton albinfo.ch.

Sipas kryetarit të bashkisë, data do të varet shumë edhe nga fakti sa do të jetë i lirë këngëtari, i cili aktualisht është shumë i zënë. Gjon Tears, i cili në të vërtetë quhet Gjon Muharremaj, është me origjinë shqiptare-kosovare dhe jeton në Broc në rajonin Gruyère të Friburgut.

Të enjten në mbrëmje në Roterdam ai u kualifikua në finalen e konkursit të 65-të të këngës Eurovision me “Tout l’Univers”, pëercjell albinfo.ch. Është hera e dytë radhazi që një zviceran ka arritur fazën e fundit të konkursit, pas Luca Hänni nga Berna në vitin 2019.

22-vjeçari Gjon Tears madje një nga favoritët më serioz për titullin./albinfo/KultPlus.com

Të ngjajshme