Zvicra mposht Kosovën me rezultat 4:0

5 Shtator, 2025 - 10:43 pm

Kosova është mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.

Zviceranët dominuan gjatë tërë pjesës së parë dhe të gjithë golat i shënuan brenda 45 minutave të parë.

Pas një harkimi të mirë në zonë, më së mirë u gjend mbrojtësi Manuel Akanji, i cili goditi mirë me kokë dhe realizoi për epërsinë fillestare në minutën e 22-të.

Tre minuta më vonë, Brel Embolo shënoi edhe golin e dytë.

Kurse për 3-0 shënoi Ëidmer, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.

Helvetikët nuk u ndalën dhe realizuan edhe golin e katërt në minutën e 45-të me anë të Brel Embolos.

Kosova gjatë pjesës së parë pati paraqitje të dobët duke mos pasur as edhe një goditje në portë, madje as nuk pati fare goditje.

Pjesa e dytë ishte më e niveluar. Brel Embolo shënoi edhe një herë tjetër mirëpo kësaj radhe goli i tij u anulua për offside.

Kosova rrezikoi për herë të parë me Vedat Muriqin por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel.

‘Dardanët’ u munduan të rrezikojnë edhe përmes disa depërtimeve të Baton Zabërgjës, mirëpo ylli vushtrrias nuk po ia dilte i vetëm.

Vlen të theksohet se në këtë përballje u lëndua edhe kapiteni, Amir Rrahmani i cili u detyrua të largohet nga fusha, teksa vendin e tij e zuri Ilir Krasniqi, në minutën e 64-të.

Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Zvicra arkëtoi tre pikët e para në kampanjën kualifikuese gjersa Kosova dëshproi me performancën e parë.

Pas tre ditësh Zvicra e pret në shtëpi Slloveninë, kurse Kosova do të përballet me Suedinë./Arbresh.info

Të ngjajshme