Aplikacioni nga Kosova rreth edukatës seksuale nominohet për Çmimin Evropian të të Rinjve

12 Shtator, 2019 - 4:15 pm

Aplikacioni ‘Shnet’ ka hyrë në listën e ngushtë për Çmimin Evropian të të Rinjve (European Youth Award) si zgjidhje inovative në kategorinë për “Nxitje në Kujdesin Shëndetësor”.

European Youth Award është garë evropiane që motivon të rinjtë të prodhojnë projekte digjitale që kanë ndikim në shoqëri dhe që adresojnë qëllimet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës 2020 si dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs).

“Shnet”-i është aplikacioni i parë në Kosovë dhe në gjuhën shqipe ku mund të gjeni informata rreth edukatës seksuale dhe shëndetit reproduktiv. Aplikacioni “Shnet” është produkt i punëtorisë UPSHIFT në kuadër të UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me UN Women.

“Shnet”-i shërben si mjet mësimor për të informuar rininë e Kosovës mbi edukimin seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me tema të ngjashme. Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit kanë mundësi të rrisin më tej njohuritë e tyre në lidhje me edukatën seksuale dhe çështje tëtjera që lidhen me këtë temë.

“Shnet” edhe më parë kishte marrë vlerësim ndërkombëtar. Më 8 mars të këtij viti, në videon zyrtare të UNICEF-it për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, drejtoresha gjenerale e UNICEF-it, Henrietta H. Fore, e kishte përmendur “Shnet”-in dhe ideatoren e tij, Eurisa Rukovcin, si një nga katër shembujt e suksesshëm në të gjithë globin në përpjekjen e grave për ndryshime pozitive në shoqëritë e tyre respektive.

Duke parë rëndësinë globale të European Youth Award, vetë arritja në finale e “Shnet”-it, ndonëse konkurrenca ishte shumë e fortë nga e gjithë Evropa, paraqet një sukses dhe lajm pozitiv për Kosovën. Vendimi final do të merret në muajin nëntor dhe një fitore eventuale e “Shnet”-it do të paraqiste një sukses për imazhin e Kosovës dhe të të rinjve të saj në botë.

Duke parë rëndësinë globale të European Youth Award, vetë arritja në finale e “Shnet”-it, ndonëse konkurrenca ishte shumë e fortë nga e gjithë Evropa, paraqet një sukses dhe lajm pozitiv për Kosovën. Vendimi final do të merret në muajin nëntor dhe një fitore eventuale e “Shnet”-it do të paraqiste një sukses për imazhin e Kosovës dhe të të rinjve të saj në botë. /KultPlus.com

Të ngjajshme