Kosova shënon Ditën e Internetit të Sigurt, aktiviteti mbahet në KultPlus Caffe Gallery

7 Shkurt, 2020 - 5:20 pm

Me moton ”Së bashku për një internet më të mirë”, Komiteti Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt – KKDIS i udhëhequr nga Qendra për Studime të Avancuara shënon ditën e internetit të sigurt, shkruan KultPlus.

Dita e internetit të sigurt është manifestim vjetor që ka për qëllim të promovojë përdorim të përgjegjshëm, të mirëfilltë, kritikues dhe kreativ të internetit dhe teknologjive, veçanarisht nga fëmijët dhe të rinjtë.

Dita e internetit të sigurt këtë vit shënohet me 11 shkurt në më shumë se 150 vende të botës.

Miliona njerëz i bashkohen ngjarjes “Së bashku për një internet më të mirë” përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të shumta, të organizuara nga të gjithë përkrahësit e ditës së internetit të sigurt.

Të martën me 11 shkurt, ”Dita e internetit të sigurt”, do të mbahet në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, nga ora 12:00.

Aktiviteti ka për qëllim bashkëbisedimin me prindër rreth përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve. Në këtë foum do të bisedohet rreth aktiviteteve online, rreziqeve potenciale dhe shenjave paralajmëruese kur një fëmijë mund të jetë në rrezik nga përdorimi i internetit.

Duke ju ofruar mundësi për dialog të hapur fëmijëve, duke i mësuar ata si të përdorin teknologjitë në mënyrë pozitive dhe sigurt, dhe duke qenë vet model i mirë digjital – prindërit mund të luajnë një rol kyç në fuqizimin dhe përkrahjen e fëmijëve në përdorimin e internetit në mënyrë të duhur. / KultPlus.com

Të ngjajshme