займ на карту онлайн потребительский кредит

Krasniqi: Prania e qeneve endacak dështim i administrimit të qytetit

16 Shtator, 2020 - 9:30 pm

Prania e qenve endacak rrugëve të Prishtinës ndër vite ka qenë problem dhe ka sjellë shqetësim të madh për qytetarët, e sidomos kohëve të fundi kur raportimet për kafshime nga qentë kanë qenë të mëdha, shkruan KultPlus.

Shpesh herë fëmijë e të rritur u kafshuan, e u desh të trajtoheshin si pasojë e qenve endacak.

Profesori universitar, analisti Milazim Krasniqi e ka shprehu pakënaqësinë për praninë e qenve endacak disa herë, por edhe sonte.

Ai tha se Prishtina është mbushur me qen,  ku në rastin e parë është dështim i administrimit të qytetit, por edhe degradim moral i shumë njerëzve.

“E kanë mbushur Prishtinën me qen. Në sheshin kryesor nuk kalohet prej qenve endacakë. Kah rruga B (trotuarit) nuk kalohet prej qenve, që i nxjerin në shëtitje. Në rastin e parë është dështim i administrimit të qytetit. Në të dytin është një degradim moral i shumë njerëzve, të cilët jetojnë një jetë zibidi nëpr banesa të ngushta, ndërsa tentojnë të imitojnë pasanikët e Evropës e Amerikës. Të dyja palët po kanë sukses me ta gërditë qytetin!”, shkroi ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme