Kroçera ‘Club Med II’ me 283 turistë nga Belgjika e Franca në Portin e Vlorës

4 Gusht, 2023 - 7:30 pm

Kroçera “CLUB MED II “me 283 turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjikë, Itali, Algjeri etj., mbërriti sot në radën e Portit të Vlorës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare turistët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike.

Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Zakinthos – Greqi ku do të qëndrojë deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për në destinacion, Korfuz – Greqi.

Qyteti i Vlorës mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë. Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej./KultPlus.com

Të ngjajshme