Kryetari Rama për ‘Ditën e Forcës’: Një ditë e veçantë për të nderuar guximin e pjesëtarëve të ushtrisë

27 Nëntor, 2023 - 3:56 pm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama  sot në ‘Ditën e Forcës’ ka thënë që kjo është një ditë e veçantë për të nderuar guximin e pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.

Këto fjalë Rama i ka thënë përmes një postimi në facebook.

“Urime Dita e Forcës Kosovë! Me krenari dhe respekt, festojmë Diten e Forcës, Ushtrisë së Kosovës! Një ditë e veçantë për të nderuar guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të ushtrisë, të cilët me krenari mbrojnë vendin tonë. Jemi krenarë me FSK-në”, ka shkruar Rama./KultPlus.com

Të ngjajshme