Kuka: Sporti po ngec, institucionet sportive janë për sportista e investime, jo për shetitje e turizëm

19 Mars, 2022 - 10:27 pm

Trajneri më i suksesshëm në histori të Kosovës, Driton Kuka, së fundmi ka publikuar një fotografi, në të cilën shkruhet se sporti në Kosovë po ngec, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kuka shkruan se në mungesë të rezultateve serioze, po dalin në pah lloj lloj gara e tituj në federata të ndryshme për të arsyetuar mungesën e rezultateve kulminante.

Postimi i tij i plotë:

“Për një ditë të mirë …Sporti në Kosovë po ngec!Realitet që deshëm apo sdeshëm po ndodh!Në mungesë të rezultateve serioze mandej po dalin në pah lloj lloj gara e tituj në federata të ndryshme për të arsyetuar mungesen e rezultateve Kulminante.Lajthitja është duke u ba trend që po e konsumojnë edhe institucionet kredibile në vendin tonë me ose pa dashje.Shumë pak ose aspak vëmendje e përkushtim për sportistat me potencial,edhe sportistave po ju servohen mos sukseset si suksese.Reflektoni për të ecur tutje, institucionet sportive janë për sportista e investime në suksese të sportistëve e jo në shetitje e turizëm e përfitime për udhëheqes të institucioneve sportive!”. /KultPlus.com

Të ngjajshme