19 Qershor, 2025 - 9:09 am
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se, kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur mbi 53 mijë vizitorë, në 5-mujorin e parë të këtij viti.
Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga kalaja, teksa e cilësoi atë, kampione të monumenteve të kulturës.
”Pik’ e floririt mbi malin e gjerë Kalaja e Gjirokastrës, kampionia e monumenteve të kulturës për nga numri i vizitorëve, ka mirëpritur 53.455 vizitorë në 5 muajt e parë të vitit një thesar jo vetëm i historisë dhe kulturë, por edhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, shkroi Kumbaro në rrjete sociale./atsh/ KultPlus.com