Kumbaro: Për herë të parë në shqip, “Monopoly” ambasador i turizmit në Shqipëri

17 Mars, 2024 - 10:00 pm

Për herë të parë vjen edicioni në shqip i një prej lojërave më të pëlqyera në botë Monopoly, me destinacionet më të bukura shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi sot se “Monopoly” është një mik dhe ambasador i turizmit tonë, që ka nisur përmes lojës së famshme një rrugëtim superpromovues për Shqipërinë.

Monopoly është loja më e shitur në botë. Me afro 300 milionë kopje në mbarë botën, kjo lojë është e dizajnuar në 44 gjuhë, dhe e shitur në më shumë se 113 shtete.

Deri tani, Monopoly ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe shumë vende të rajonit si Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal të Zi, Kosovë etj.

Tani, radha është e Shqipërisë, ku edicioni Monopoly Albania do të ketë përmbajtje kulturore, historike, dhe edukative, duke u bërë kështu edhe një promovues i Shqipërisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme