‘Kundër plagjiaturës të përbashkuar’, protestohet përpara ambasadave të Kosovës e Shqipërisë

28 Shtator, 2020 - 1:38 pm

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bashkë me organizatën “Qëndresa Qytetare” mbajtën aksion protestues përpara ambasadave të Kosovës e Shqipërisë, duke akuzuar dy ministrat e shteteve shqiptare për plagjiaturë dhe duke bërë thirrje bashkimi kundër këtij fenomeni, shkruan KultPlus.

Për ORCA-në dhe OJQ “Qëndresa Qytetare” ministri i arsimit të Kosovës, Ramë Likaj dhe ai i Shqipërisë, Elvis Kushi kanë bërë plagjiaturë në punimet e tyre akademike.

“Plagjiatura është vjedhje. Është hajni e pronës intelektuale së dikujt. Plagjiatori është hajdut. Hajn që ka vjedhur nga tjetri”, thuhet në komunikatën e ORCA-së.

Madje, përveç shkrimit “Kundër plagjiaturës të përbashkuar”, organizatat kanë ndërruar vargjet e himnit kombëtar, duke i përshtatur ato sipas thirrjes së tyre anti-plagjiat.

“Përballë bashkimit të tyre, Qëndresa Qytetare si organizatë e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në Kosovë, ftojnë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të përbashkohen, siç na fton himni kombëtar, kësaj radhe kundër plagjiaturës”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndër të tjera, ata kanë përmendur edhe rezultatin e dy shteteve në testit PISA, mesataren më të dobët në rajon për punime shkencore nga këto shtete, mesataren më të dobët të prodhimit shkencor në rajon. / KultPlus.com

Të ngjajshme