Kurti: Draft-statuti në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës

2 Maj, 2023 - 10:48 pm

Kryeministri Albin Kurti pas takimi në Bruksel tha se  draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin me presidentin serb, ka qenë fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.

Më tej Kurti tregoi se ka propozuar një draft të cilin ai e ka quajtur “draft-vizion” mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

“Në këtë takim pas marrëveshjes [për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimi tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Me këtë rast unë propozova një draft vizion si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”.rtv21/KultPlus.com

Të ngjajshme