Kurti kërkon reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare kundër Serbisë

6 Tetor, 2023 - 9:09 pm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i shqetësuar për bashkësinë ndërkombëtare, pasi kërkon reagim më të ashpër ndaj Serbisë, të cilën e akuzon se ka marrë pjesë aktive në sulmin e grupit paramilitar serb në Banjska të Zveçanit më 24 shtator, e cila rezultoi me vdekjen e Afrim Bunjakut, rreshter në Policinë e Kosovës, shkruan KultPlus.

Kurti në një intervistë për Sky News të premten tha se Beogradi qëndron pas sulmit dhe se si rezultat, Serbia duhet të përballet me një përgjigje më të ashpër.

“Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka thënë Kurti.

Edhe pse Serbia aktualisht ka kryer terror në pjesën veriore të Kosovës, ende nuk kanë marrë ndonjë dënim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Evropian. /KultPlus.com

Të ngjajshme