Kurti ndez një dritë të kaltër në ballkonin e Qeverisë në përkrahje të personave me autizëm

2 Prill, 2020 - 9:26 pm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur një dritë të kaltër në ballkonin e Qeverisë në përkrahje të personave të prekur me autizëm.

Për shkak të izolimit nga koronavirusi sot është bërë thirrje që qytetarët ta shënojnë Ditën Botërore të Autizmit nga ballkonet e tyre duke ndezur një dritë të kaltër, njofton Klan Kosova.

Kurti që iu bashkua kësaj thirrje tha se shteti duhet ta ketë mendjen te ata.

““Më jepni hapësirë edhe unë mundem” është thirrja për Ditën Botërore të Autizmit të cilës unë iu përgjigja duke e ndezur një dritë të kaltër në ballkonin e Qeverisë. Çrregullimi i Spektrit të Autizmit te fëmijët vërehet para moshës dy vjeçare. Fëmijët e duan vëmendjen e prindërve, kurse shteti duhet ta ketë mendjen te ta. Ashtu sikur prindërit i duan njësoj fëmijët e tyre edhe ne si shoqëri duhet t’i pranojmë e t’u japim mundësi secilit pa dallim. Barazia nuk është koncept abstrakt, por është mundësia dhe trajtimi i njëjtë që u ofrohet e bëhet të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Të ngjajshme