Kurti: S’mund t’i përmend të gjitha punët që i kemi bërë, s’do të mund të na ndalin as në veri

5 Nëntor, 2023 - 5:15 pm

Përveç disa vërejtjeve dhe udhëzimeve për aktivistët e partisë, kryeministri Albin Kurti foli sot në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për të arriturat e qeverisë së udhëhequr prej tij.

Pasi përmendi të gjitha ato të cilat ai i konsideron të arritura të mëdha, Kurti tha se fjalimi i tij do të mund të ishte njëorësh dhe përsëri nuk do të mund t’i përmente të gjitha punët.

“Do të mund të zgjatej ky fjalim i imi edhe një herë më shumë se kaq, e prapë nuk do të mund t’i përmendja të gjitha punët që kemi bërë”, tha Kurti.

Këtë mandat, ai tha se qeverisja e tij ka “180 të arritura në 20 fusha të ndryshme”.

“I thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin as në jug, e as në veri”, tha Kurti në fund të fjalës së tij.

“Sot janë bërë gjashtë javë që na e vranë rreshterin e Policisë, heroin e Kosovës Afrim Bunjakun, por në vitin 2024 do të kemi 600 ushtarë më shumë e 500 policë më shumë…”, tha ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme