Kush e shkatërroi monumentin e babait nga Srebrenica, që e thërret djalin e tij Nermin për t’u dorëzuar ushtarëve serbë

23 Tetor, 2023 - 10:42 am

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq, ka bërë të ditur se është vendosur një pllakë e re pranë monumentit “Nermine, hajde” në Parkun Veliki.

Monumenti i viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u dëmtua të shtunën.

“Është vendosur një pllakë e re tek monumenti ‘Nermine, hajde’. Sarajeva respekton dhe kujton”, tha shkurt Kariq.

Ju kujtojmë se një autor i panjohur, ose disa prej tyre, shkatërroi pllakën që ndodhet pranë monumentit, në të cilën shkruhet se skulptura është simbol i një prej historive më të trishta dhe më tronditëse të gjenocidit të Srebrenicës tregon se si babai Ramo Osmanovic e thërret djalin e tij Nermin për t’u dorëzuar ushtarëve serbë.

MPB-ja e Kantonit të Sarajevës më herët ka thënë për portalin Radiosarajevo.ba se hetimet janë duke vazhduar, por nuk ka informacione të reja. / KultPlus.com

Të ngjajshme