Kushdo që hyn në Kosovë, nga sot duhet t’i ketë dy doza të vaksinës

3 Janar, 2022 - 10:45 am

Nga sot ka hyrë në fuqi ligji i 1 dhjetorit, i cili parasheh që secili qytetar duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID, në të kundërtën, nuk do të mund të hyjë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022.

Të gjithë ata që dëshirojnë të hynë në Kosovë, mund që të vaksinohen në pikat kufitare.

Përhapja e variantit të ri të COVID-19, Omicron, ka ndikuar që e gjithë bota të marrë masa të reja.

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon thirrjen e vazhdueshme për vaksinim, pasi është zgjidhja e vetme. /KultPlus.com

Të ngjajshme