Ky është kosovari që gjeti kuletën e tifozit anglez

20 Nëntor, 2019 - 9:15 pm

Pritja që në Kosovë iu bë tifozëve anglezë, i ka habitur këta të fundit, të cilët të gjithë njëzëri thanë, se më mirë se në Kosovë nuk kanë kaluar askund në botë, ku kanë shkuar ta përcjellin kombëtaren e tyre.

Por, ishte njëri të cilit i ndodhën gjëra të cilat thotë se nuk i ka imagjinuar e do të mund t’i ndodhnin. Tifozit Simon Bruce, i ishte kthyer kuleta me të gjitha paratë e cila i kishte humbur më parë. E përveç kësaj atij edhe i ishin falur dy bileta, pavarësisht se ai kishte insistuar që t’i paguaj ato.

Ndërsa, djali i cili kishte gjetur kuletën e tifozit anglez dhe ja kishte kthyer atë, në një bisedë për Klan Kosova, ka thënë se ajo që nuk është e jotja, s’duhet të merret, por t’i khehet atij e të cilit është.

https://youtu.be/6ixrP8R_kww

Të ngjajshme