Legjenda e futbollit italian Francesko Totti zhgënjen serbët, pëlqen postimin e Dua Lipës me flamurin e e Shqipërisë Etnike

20 Korrik, 2020 - 10:43 pm

Këngëtarja shqiptaro-britanke Dua Lipa ka ngritur shumë pluhur ditët e fundit rreth postimit të flamurit me hartë, që ishte shfaqur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në vitin 2014.

Dua Lipa ka postuar  foton e flamurit që kishte tornditur Ballkanin e njohur si “ndeshja e dronit”, një flamur me hartë të Shqipërisë etnike u shfaq nè qiellin e Beogradit gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian midis Serbisë dhe Shqipërisë. Ajo që zhgënjeu serbët të Twitter nuk ishte lëvizja e këngëtares, por e ish-futbollistit Francesco Totti.

Toti një ndjekës i këngëtares shqiptare ka pëlqyer foton e Dua Lipës, dhe kjo ka irrituar fansat serbë të Tottit.

Legjanda Toti ka një ushtri të madhe të tifozëve në mbarë botën, madje edhe në Serbi, dhe ai zhgënjeu ata me këtë veprim, shkruan ‘Blic’.

Të ngjajshme