Liga e Kampionëve do të rinisë në fillim të gushtit

19 Prill, 2020 - 5:58 pm

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të rinisin në fillim të gushtit, shkruan “Sky Sport Italia”.

Fillimisht do të përfundohet faza 1/8 së finales të Championsit me ndeshjet e 7/8 gushtit.

Më 7 gusht do të luhen ndeshjet e kthimit të çifteve Juventus – Lyon dhe Manchester Cityt – Real Madrid, ndërsa më 8 gusht të çifteve Bayern Muenchen – Chelsea dhe Barcelona – Napoli.

Katër çerekfinalistët tjerë ishin caktuar para se të pezullohej futbolli shkaku i koronavirusit.

Faza çerekfinale do të luhet më 11/12 gusht dhe 14/15 gusht, ndërsa ajo gjysmëfinale më 18/19 gusht dhe 21/22 gusht. Finalja do të luhet në Stamboll më 29 gusht.

UEFA gjatë kësaj jave do të ketë një video-konferencë tjetër për të vendosur për vazhdimin e futbollit.

Të ngjajshme