Logo e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, siguron një çmim prestigjioz ndërkombëtar

12 Korrik, 2023 - 10:46 am

Arritjet artistike në skenën globale po vazhdojnë të lartësojnë emrin e shtetit tonë.

Logo e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka siguruar një çmim prestigjioz nga Connecticut Art Directors Club (CADC), organizatë e komunitetit krijues në Connecticut, përcjell KultPlus.

Në ceremoninë e përvitshme, ku krijuesit nga fusha të ndryshme vlerësohen për punën e tyre në tetë kategori, çmimin e pranoi Albian Gagica, ideatori prapa logos fituese që përfaqëson identitetin e vendit tonë.

Nga MKRS janë shprehur se do të mbeten të përkushtuar në mbështetjen dhe promovimin e arritjeve artistike të Kosovës në platformat vendore dhe ndërkombëtare. / KultPlus.com

Të ngjajshme