Luvri rihapet brenda pak orëve

5 Korrik, 2020 - 9:00 pm

 Muzeu i Luvrit në Paris, hapet sërish të hënën, por me kufizime e paracaktuara ndaj pandemisë. Disa pjesë të kompleksit muzeal më të vizituar në botë, do të jenë ende të mbyllura për vizitorët, sipas RFI.

Luvri u mbyll më 13 mars dhe kjo është arsyeja, pse muzeu regjistroi humbje prej më shumë se 40 milionë euro – tha drejtori, Jean-Luc Martinez.

“Në rastin më të mirë, do të kemi 20 deri në 30 për qind të vizitorëve, krahasuar me numrin që kemi pasur verën e kaluar, një shifër mes 4,000- 10,000 në ditë” – theksoi ai.

Nga 10 milionë vizitorë për 2018-ën, thuajse tri të katërtat janë turistë të huaj, tanimë të kushtëzuar. /KultPlus.com

Të ngjajshme