Margariti: Portat e kishave të Beratit, të hapura për vizitorët e shumtë

28 Shtator, 2022 - 6:44 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si edhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, sollën në vëmendje në rrjetet sociale foto të kishave të qytetit të Beratit, të frekuentuara nga një numër i madh vizitorësh vendas e të huaj.

“Portat e kishave monument kulture, të pasura me afreske dhe arkitekturë mbresëlënëse janë hapur për vizitorët e shumtë në kalanë e Beratit duke u falur një eksperiencë të paharrueshme”, shkroi ministrja Margariti.

Sezoni i fundit veror ishte nga më të suksesshmit për Qendrën Muzeore Berat, e sidomos për Muzeun Etnografik dhe Muzeun e Ikonografisë Onufri, të cilët patën një numër të lartë vizitorësh.

Shifrat e publikuara herë pas here nga këto muzeume, treguan një numër disa herë më të lartë të vizitorëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme