Për shkak të virusit korona, “The World Scholar’s Cup – WSC” është shtyrë për në qershor

31 Mars, 2020 - 9:03 am

Këtë vit konkursi do të zhvillohet nga 4 deri më 6 Qershor. Dy ditët e para gara do të mbahet në SHMP “Jahja Kemal” kurse dita e fundit do të mbahet në sallën gjigande të filharmonisë. 

Kupa Botërore e Dijes (The World Scholar’s Cup – WSC) është një program akademik ndërkombëtar për nxënësit nga mbi 65 shtete. Qëllimi i këtij konkursi është t’i tërheqë nxënësit që janë të interesuar për të mësuar jashtë kurrikulës tipik edhe t’u mundësojnë studentëve nga kultura të ndryshme të diskutojnë çështje dhe ide që lidhen me ditët e sodit.

(The World Scholar’s Cup – WSC) është një atmosferë argëtuese, frymëzuese dhe një mundësi e shkëlqyeshme për nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit kritik në temën e këtij viti – Një Botë e Rinovuar (A world Renewed).

Në këtë garë të dijes që do të zhvillohet në gjuhën angleze do të mund të aplikojnë ekipe të përbëra nga tre nxënës nga e njëjta shkollë ose shkolla të ndryshme. Ekipet do të garojnë në katër degë kryesore: sfidë studentore, shkrim në ekip, debat në ekip dhe kuiz. Përveç katër degëve kryesore, aktivitete shoqërore dhe akademike të njënatyre jo konkurruese janë mbajtur gjithashtu për të arritur një atmosphere miqësore midis pjesëmarrësve

Ekipet do të garojnë në dy kategori: të rinj (junior) dhe të moshuar (senior), në varësi të moshës së nxënësve. Pjesëmarrësit që janë 14 vjeç ose më të vjetër konsiderohen të moshuar. Në raundin rajonal në Shkup, juniors do të garojnë më 4 Qershor, kurse seniors më 5 Qershor. Finalja e Madhe për të dy kategorive do të zhvillohet më 6 Qershor në sallën gjigande të filharmonisë.

Nxënësit do të kenë mundësinë të kualifikohen për një raund global në Pragë, dhe në fund do të kenë mundësinë të kualifikohen në turneun e kampionatit që mbahet në Universitetin Yale në SHBA.

Vitin e kaluar në këto gara morrën pjesë mbi 450 nxënës nga e gjithë rajoni i Maqedonisë. Ekipet që kaluan pragun e pikave rajonale shkuan në raundin global. Në raundin global që u zhvillua në Pragë, ShF “Pestaloci” fitoi tre medale të arit, edhe nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” gjithashtu 3 medale të arit dhe 3 argjend.

Për më shumë klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/

Të ngjajshme