26 Gusht, 2025 - 4:10 pm
“Hey batter, batter, batter, swing, batter!”, ishte thirrja e paharrueshme që lëshonin Matthew Broderick dhe Alan Ruck në filmin klasik të viteve ’80, “Ferris Bueller’s Day Off”, dhe këtë fundjavë, dyshja u shfaq në një ndeshje të bejzbollit të ligës së vogël, duke sjellë një valë nostalgjie për të gjithë të pranishmit.
Broderick dhe Ruck u panë të dielën në stadiumin Nat Bailey në Vancouver, Kanada, ku kënduan “Take Me Out to the Ball Game” gjatë pushimit të famshëm të shtatë në një ndeshje mes Vancouver Canadians dhe AquaSox.
Në filmin e vitit 1986 me regji të John Hughes, Broderick luante rolin e Ferris Bueller, një adoleshent i lumtur dhe i çliruar që vendos të marrë një ditë pushimi nga shkolla dhe gjithçka i shkon mbarë. Ruck luante shokun e tij më të ngushtë, Cameron, i cili nuk kishte fat aq të mirë. Në film, të dy shkojnë në një ndeshje bejzbolli me të dashurën e Ferris, Sloane (Mia Sara), duke u përpjekur t’i shmangen drejtorit të shkollës së tyre (Jeffrey Jones), në stadiumin Wrigley Field të Çikagos.
Siç duket, Broderick dhe Ruck do të ribashkohen së shpejti në ekranin e madh në një film të ri të quajtur “The Best is Yet to Come”, sipas IMDb.
Të dielën, skuadra AquaSox mposhti Vancouver Canadians me rezultat 3-2 pas shtesave./CNN/KultPlus.com