Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë në Kroaci

7 Tetor, 2019 - 12:10 pm

Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”, mbajtur në Zara të Kroacisë dhe organizuar nga revista “Shêjzat–Pleiades” në bashkëpunim me Universitetin e Zadarit, Shoqatën Italiane të Studimeve të Europës Juglindore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Në këtë kuvend morën pjesë personalitete të rëndësishme të fushës së albanologjisë dhe ballkanologjisë, personalitete të të dyja shteteve si dhe shkencëtarë, profesorë e biznesmenë të shumtë nga Kroacia, Shqipëria, Italia, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Qëllimi i takimit ishte promovimi i kërkimeve shkencore në lidhje me studimet shqiptare dhe ballkanike, si dhe stimulimi i mëtejshëm i aktiviteteve të Institutit për Studime Shqiptare “Shejzat-Pleiades” me rastin e botimit të rinovuar të revistës “Shejzat”. E themeluar në vitin 1957 nga shkrimtari shqiptar Ernesto Koliqi në Romë, kjo revistë pushoi së botuari 40 vjet më parë.


Kuvendi ishte një vazhdim i konferencave shkencore të mbajtura në tetor 2015 në Vatikan dhe 2017 në Tiranë. Fjalimet nga grupi i parë u botuan në përmbledhjen “Albania nell’Archivio di Propaganda Fide”, (Shqipëria në Arkivin e Propaganda Fide), ndërsa nga grupi i dytë u botuan në nr. 3-4 / 2017 të revistës “Shejzat”. / KultPlus.com

Të ngjajshme