Mbyllet projekti “Falem’nerës”, KultPlus falënderon mjekët dhe infermierët që morrën pjesë

31 Gusht, 2020 - 10:35 pm

Projekti i KultPlus “Falem’nerës” që kishte për synim promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë nderimi dhe vlerësimi për punën që po e bëjnë në përballjen e vendit me pandeminë Covid-19, ka përfunduar sonte.

Në adresën e KultPlus ditë pas dite kemi pranuar me dhjetra mesazhe e kërkesa të punëtorëve shëndetësor që të jenë pjesë e kësaj rubrike, ashtu si edhe ndodhi.

Redaksia e KultPlus falënderon të gjithë mjekët dhe infermierët e vendit që morrën pjesë në këtë rubrik, njëkohësisht ju uron që edhe më tej të kenë punë të lehtë dhe të mbarë në misionin e tyre human që po realizojnë, sidomos në këtë kohë të rrezikshme të pandemisë.

KultPlus, brenda kapaciteteve mediale gjithnjë do të qëndrojë pranë punëtorëve shëndetësor dhe të gjithë punëtorëve të tjerë shtetëror për sa kohë të njejtit janë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe të qëllimeve humane. / KultPlus.com

Të ngjajshme