Mediet raportojnë se ka vdekur Mirush Kabashi, demantohet lajmi

6 Qershor, 2021 - 4:48 pm

Media të ndryshme gjatë ditës së sotme kanë raportuar se aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus.

Mirëpo një lajm i tillë nuk është i vërtetë sepse nuk është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e aktorit.

Kurse shumica e mediave që kanë raportuar për vdekjen e aktorit, tashmë kanë fshirë lajmet nga portalet e tyre.

Gjithashtu ky lajm është demantuar nga gazetarja e Fax News në Shqipëri, Edona Haklaj, e cila ka thënë se aktori është shëndosh e mirë. Tutje ajo ka kërkuar falje për publikimin e këtij lajmi nga ana e portalit ku ajo është e punësuar.

Gjithashtu krahas lajmeve të shumta në portale edhe njerëz të shumtë në rrjetet e tyre sociale kanë shkruar për vdekjen e aktorit.

Mirush Kabashi ka lindur në Shkodër, kurse është me origjinë nga Gjakova.

Ai është ndër aktorët më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare./ KultPlus.com

Të ngjajshme