Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët pasi rriten rastet me Covid-19

22 Qershor, 2022 - 2:57 pm

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët pasi siç kanë njoftuar nga kjo ministri, gjatë dy javëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me Covid-19.

Ministria ka apeluar te qytetarët të vaksinohen me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni.

Njoftimi i plotë i MSH’së:

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19, që ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e rasteve aktive.

Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës.

Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit.

#VAKSINOHU / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme