Ministrja Dumoshi viziton trajnimet në Prishtinë e Suharekë për aftësimin e të rinjve për tregun e punës

7 Shtator, 2020 - 6:00 pm

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministrja Valdete Bajrami dhe Engelbert Zefaj ka vëzhguar nga afër dy trajnime për të rinj të cilat po mbahen në kuadër të mbështetjes që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bën për fushën e ndërmarrësisë për të rinj.

Organizata BSC Kosovo ka mbajtur trajnime nga fusha e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital për të rinjtë e Prishtinës, Podujevës dhe Fushë Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Ministrja Dumoshi bashkë me zv/ministren Bajrami kanë vizituar Suharekën gjegjësisht trajnimet për të rinj të organizuara nga organizata Ichat me të rinjtë e Suharekës.

Këto trajnime me të rinj nëpër komuna do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve dhe në ngritjen e aftësive përmes trajnimeve atraktive e informative.

Ministrja Dumoshi u shpreh tepër e lumtur që përmes mekanizmave të MKRS-së kanë mundur të ndihmojnë kaq shume të rinj duke i kontribuar direkt rritjes së aftësive të të rinjve të cilat në vijim ata mund t’i përdorin për tu kyçur në tregun e punës.

Bashkë me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, Ministrja Dumoshi, zv/ministrja Bajrami dhe stafi i MKRS-së kanë bërë homazhe edhe në parkun e dëshmorëve në Suharekë.

MKRS do të jetë pranë të rinjve edhe të komunave të tjera me trajnime të ngjashme. / KultPlus.com

Të ngjajshme