Mira Murati në listën e grave më të fuqishme në biznes

6 Tetor, 2023 - 1:01 pm

Revista e famshme e biznesit “Fortune” ka shpallur listën e Grave më të Fuqishme në Biznes për vitin 2023, ku paraqiten liderë të afirmuar dhe në rritje nga e gjithë bota.

Kopertina e numrit të 100 grave më të fuqishme të “Fortune” i përket Mira Muratit të OpenAI.

Shkencëtarja me prejardhje shqiptare, Mira Murati gjendet në këtë listë, ku janë përfshirë 100 gratë kryesore nga fusha e biznesit, duke përfshirë financat, teknologjinë, kujdesin shëndetësor, telekomin, shitjen me pakicë, energjinë etj.

35-vjeçarja Mira Murati udhëheq operacionet teknologjike të OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.

Ajo ka diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Dartmouth të Masaçusets në SHBA në fushën e Inxhinierisë Mekanike. Rrugëtimi i saj në OpenAI filloi si Zëvendës-Presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si Zëvendës-Presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Në maj të viti 2022 ajo u emërua si CTO e OpenAI.

Në një intervistë për mediat amerikan, Mira tha se në të ardhmen, inteligjenca artificiale do të ketë një rol më të madh në jetën e njeriut.

Fortune shkruan: “Bota e biznesit po kërkon ndryshim dhe gratë lidere po takohen në këtë moment”. / KultPlus.com

Fortune Reveals the 100 Most Powerful Women in Business

Të ngjajshme