Rama nga Berlini: Flamuri më i bukur në botë, krenar për Shqipërinë

19 Maj, 2022 - 11:44 am

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto nga Berlini ku ndodhet për vizitë, të flamurit të Shqipërisë, përkrah flamurit të Gjermanisë dhe flamurit të Bashkimit Evropian.

“Flamuri më i bukur në botë. Krenar për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ndodhet sot në Berlin. Kreu i qeverisë është ftuar në këtë vizitë nga fondacioni Körber-Stiftung për të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme