займ на карту онлайн потребительский кредит

Miss Arbëreshë: Jam krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm

10 Shtator, 2020 - 6:29 pm

Në këtë edicion të XVI- që u zhvillua në Spexana (Spezzano Albanese) “Miss Arbëreshe”, u zgjodh 23 vjeçarja Francesca Ferrara.

Në konkurs morën pjesë 18 vajza nga lokalitete të ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave tjera në Jug të Italisë, për të demonstruar edhe kësaj radhe bukurinë dhe identitetin e tyre arbëror.

Francesca, sapo u zgjodh “Miss Arbëreshe” deklaroi: “Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time. Shumë emocionuese, një përvojë unike që do të mbetet përgjithmonë në jetën time.

Në një intervistë të dhënë pak pas ditë pasi u shpall Miss Arbëria, Franceska tregon se është shumë e lumtur pasi ka marrë shumë mesazhe dhe urime nga shqipëtarë kudo në botë.

“Shumë shqiptarë më kanë shkruar dhe më kanë komplimetuar dhe jam shumnë mirënjohëse.”

Gjithashtu “Miss Arbëreshe” tregon se me sa dashuri i vesh kostumet tradicionale dhe ndihet shumë e lumtur që në këtë përvojë u njoh me shumë vajza dhe kostume që më parë nuk i kishte parë.

“Tradita, kostumet, njerëzit, të gjithë kanë shumë rëndësi për mua. Në familje prej 40 vitesh vitesh ruajmë me kujdes kostumin e gjyshes që është shumë i bukur, i punuar me dorë me fije ari”.

E pyetur në një intervistë se çfarë mendon për prindërit që nuk i mësojnë fëmijëve arbërisht Françeska shprehet: “Është shumë e rëndësishme që tradita të ecë përpara dhe nuk jam dakort me ata prindër që nuk i mësojmë fëmijëve gjuhën arbëreshe. Për mua është një gjuhë shumë e bukur dhe duhet ta ruajmë”. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme