Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

16 Janar, 2023 - 9:06 am

Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi. Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar.

Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani. / abcnews / KultPlus.com

Të ngjajshme