MKRS hap thirrjen për mbështetje të projekteve në Art, Kulturë dhe Trashëgimi kulturore 2024

22 Mars, 2024 - 9:41 am

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka hapur sot thirrjen për mbështetje të projekteve në Art, Kulturë dhe Trashëgimi kulturore për vitin 2024, përcjellë KultPlus.

Qëllim i kësaj thirrje është fuqizimi i skenës së pavarur kulturore, rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimi dhe mbështetja e talentëve të rinj, aktivizimi i tyre në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe kulturës, rrjetëzimi dhe promovimi i produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.

OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim:

Mbështetje trevjeçare për zhvillimin organizativ dhe programor për OJQ-të e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;

Programet njëvjeçare dhe organizimet tradicionale të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;

Projektet dhe ngjarjet e njëhershme në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;

Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj.

Detajet e hollësishme mund t’i lexoni këtu:

https://shorturl.at/dinu9

Afati i fundit për aplikim: 18 prill 2024. / KultPlus.com

Të ngjajshme