Montmartre, një nga lagjet më të bukura dhe magjepsëse të Parisit

10 Gusht, 2025 - 4:50 pm

Montmartre është një nga lagjet më unike dhe piktoreske të Parisit, ku çdo ditë e më shumë rritet numri i vizitorëve që tërhiqen nga historia, arti dhe atmosfera e tij bohemiane.

Kjo lagje historike mban gjurmët e disa prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, si Pablo Picasso dhe Henri de Toulouse-Lautrec, të cilët e shndërruan Montmartre në një qendër të rëndësishme krijimtarie. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e turizmit po ushtron presion mbi infrastrukturën lokale dhe po ndikon në mënyrën e jetesës së përditshme të banorëve.

Sipas tregtarëve lokalë, bizneset gjithnjë e më shumë po orientohet drejt nevojave të turistëve, ndërsa shumë prej shtëpive tradicionale janë kthyer në qira afatshkurtra, duke ndryshuar fytyrën autentike të lagjes.

Parisi, kryeqyteti i Francës, është vlerësuar si qyteti më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm turistik në botë, sipas një raporti të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC). Pas Parisit, në renditjen e qyteteve turistike më të spikatura ndjekin Pekini, Londra dhe New Yorku./KultPlus.com

Të ngjajshme